23.4 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025

Përkujtohen të vrarët në masakrën e Gollubovcit në Malishevë

Sot është përkujtuar masakra e Gollubovcit, ku 24 vite më parë forcat serbe kanë vrarë në mënyrën më mizore 30 civil shqiptar, kryesisht të fshatrave Plloqicë dhe Gollubovc të Komunës së Malishevës.

Në përkujtim të masakrës, është mbajtur një mbledhje përkujtimore dhe më pas janë bërë homazhe në varrezat e të vrarëve, si  dhe në vendin e rënies. Aktivitetet në përkujtim të kësaj masakra janë zhvilluar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.

Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e tij, tha se “ky krim në Gollubovc dhe krimet tjera, ishin pjesë e gjenocid serb, mbi popullatën civile, por se këto vrasje, që kishin për qëllim kishin frikësimin e popullatës, por që asnjëherë nuk arritën ta ndalin mbështetjen e popullit për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, prandaj ne sot, me krenari e kujtojmë sakrificën e popullit të Kosovës dhe duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, ne ndërtojmë të ardhmen”, tha mes tjera kryesuesi Thaçi.

Në emër të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, foli kryetari Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Sinan Gegaj, i cili tha se “kjo masakër, ka ndodhur, pikërisht në kohën armëpushimit në luftë, por që edhe në këtë rast, pushtuesit serb, tregoi dhe shprehi fashizmin e tyre”.

Ndërsa në emër të familjeve, ka folur Liridona Maloku, e cila pasi e falënderoi kryetarin Kastrati, për organizmin e këtyre aktiviteteve përkujtimore, foli edhe për ngjarjen e ndodhur 24 vite më parë, ku u vranë mizorisht, 30 civil shqiptar në Gollubovc.

Ndërsa gazetari Enver Maloku, masakrën në Gollubovc, e ka quajtur barbari dhe gejnocid, këtë masakër, ndërsa duke e përshkruar ngjarjen, tha se “ishte një tmerr i paparë, ndërsa këta 30 civil, të të gjitha moshave, ishin vrarë vetëm pse ishin shqiptar”.

Më pas, janë bërë homazhe në varrezat, ku janë të varrosur të gjithë të vrarët e kësaj masakre, në Plloqicë. Në homazhe ishte i pranishëm edhe kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Më Shumë

Hasani për votën e PDK-së pro Bashës: Ra në kurth, gabimi më i rëndë politik është ky

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka thënë se partia e tij ka bërë gabim të rëndë politik me votën pro zgjedhjes...

Prokuroria godet fort në Prizren: 7 të ndaluar, 30 të akuzuar për armë, drogë dhe dhunë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore gjatë 24 orëve të fundit, duke ndaluar për 48 orë 7 persona të dyshuar...

Lajmet e Fundit