“Batistuta ishte i vrazhdë dhe dorështrënguar”

Antonio Cassano ka pasur fjalë shumë të ashpra për ish-bashkëlojtarin e tij të Romës, Gabriel Batistuta.

Antonio Cassano ka tërhequr së fundmi vëmendjen mbi veten e tij, teksa i referohet rasteve të ish-shokëve të tij për gabime që ai vetë beson se i kanë bërë.

Këtë herë “viktima” e tij ishte Gabriel Batistuta, me të cilin bashkëjetoi për dy vite në Romë.

Kampioni i botës me Italinë kishte fjalë shumë të ashpra për ish-sulmuesin argjentinas, të cilin e quajti të vrazhdë dhe dorështrënguar.

“Ishte e tmerrshme kur isha shok skuadre me Batistutën te Roma. Kur erdhi në Trigoria (qendra stërvitore e Romës) nuk e gostiti veten me asnjë kafe, nuk përshëndeti asnjë kamarier. Ai është i pasjellshëm dhe dorështrënguar. Në atë kohë, ai fitonte më shumë se 10 milionë nga futbolli”, ka thënë ai.

Është e sigurt se Batistuta nuk do të jetë aspak i kënaqur me “goditjen” e re të Cassanos, me shtypin në Itali që pret me ankth nëse ai vetë do të mohojë publikisht pretendimet e italianit apo do të heshtë.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit