Kërcënimi bërthamor i Putinit, ShBA shpenzon 290 milionë dollarë për barna kundër rrezatimit

Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 290 milionë dollarë për ilaçet kundër rrezatimit, pasi presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se ishte gati të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur Rusinë.

Sipas Shërbimeve Shëndetësore dhe Njerëzore të ShBA-së, qeveria ka blerë një sasi të konsiderueshme të ilaçit Nplate, i cili stimulon prodhimin e trombociteve nga trupi dhe redukton gjakderdhjen e shkaktuar nga rrezatimi.

Megjithatë, sipas Sky News, Shërbimet Shëndetësore, kanë mohuar se masa është marrë në përgjigje të pushtimit rus në Ukrainë, duke thënë se kjo blerje ishte vetëm një përpjekje për të qenë më të përgatitur për të shpëtuar jetë pas emergjencave radiologjike dhe bërthamore.

Ilaçi i blerë nga qeveria, është prodhuar nga kompania farmaceutike Kaliforniane Amgen dhe mund të përdoret për të trajtuar të rriturit dhe fëmijët.

Kujtojmë se, në fillim të këtij muaji, Putin u zotua të mbronte rajonet e reja të aneksuara në Ukrainë me “të gjitha mjetet e disponueshme”, në një ceremoni nënshkrimi të Kremlinit, ku ai gjithashtu kritikoi Perëndimin.

Duke e pretenduar 18% të Ukrainës si pjesë e Rusisë, hapësira për kërcënime bërthamore rritet pasi Putin mund të konsiderojë çdo sulm në këto territore si një sulm ndaj vetë qeverisë.

Më Shumë

Gazetaria nuk është shërbim ndaj pushtetit, por përgjegjësi ndaj së vërtetës

Nga Musa Sabedini Në gjithë rrugëtimin tim profesional kam besuar se gazetaria nuk matet me afërsinë ndaj pushtetit, por me guximin për t’i kërkuar llogari...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit