Talenti i Eintracht Frankfurtit, Driton Maqkaj, vendos të luajë për Kosovën

Talenti i Eintracht Frankfurtit, Driton Maqkaj, ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Kosovës.

Ai është takuar me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe drejtorin e kombëtares Muharrem Sahiti.

Lajmi u bë i ditur nga FFK nëpërmjet një njoftimi.

“Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqkaj nga sot është anëtar i ri i Kombëtares së Kosovës. Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, deri më tash ka qenë pjesë e ekipit kombëtar gjerman U18, por tani e tutje ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e vendlindjes së prindërve”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Fluks i lartë në Morinë, qytetarë të Kosovës drejt bregdetit shqiptar

Fundjava ka nisur me një fluks të lartë qytetarësh dhe automjetesh në pikën kufitare të Morinës, ku pjesa më e madhe e udhëtarëve nga...

Lajmet e Fundit