3.3 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Skulpturat “e gjalla”

9000000Lëkura e tyre, flokët, poret e trupit dhe drita që reflektonin në trupin e tyre dukej se ata ishin të vërtetë.Një çift ishte i shtrirë në krevat, por në fakt ato janë skulptura hiper-realistike të njerëzve. Këto vepra të artit të punuara nga skulptori Ron Mueck janë shfaqur sot në një ekspozitë në Londër. Punimet e tij përbëhen nga plastelina, lesh xhami, silikoni dhe rrëshira artificiale.

Mueck që ka filluar punimin e skulpturave që nga viti 1996, më parë ka qenë aktor i kukullave në një televizion në Angli por punimet e reja shumë shpejt e bënë atë të famshëm. Skulptori, i cili është i njohur për punimet e tij në qetësi dhe mospraninë e tij nëpër intervistat televizive, ka aftësi dhe teknika të cilat më shumë përdoren në teatër apo në efektet speciale të filmave. Pjesë e punës së tij është konstruktimi i njerëzve dhe derisa ai po rregullonte një skulpturë, të tjerat rreth tij dukeshin shumë të mëdha, por edhe pse në një dimension të madh ato duken shumë të vërteta.

Në një intervistë të rrallë ai kishte thënë për Sculpture.org: “Nuk i mendoj ato si manekine apo kukulla. Në njërën anë unë tentoj të krijoj diçka të besueshme kurse në anën tjetër ato janë vetëm objekte. Skulpturat nuk jetojnë por është mirë të qëndrosh para tyre dhe ta pyesësh vetën nëse janë apo nuk janë të vërteta”.

“Por ato janë objekte të përbëra nga lesh xhami dhe mund t`i bartësh sepse janë të lehta. Nëse janë gjëra qesharake për t`i mbajtur në dhomë, atëherë do të isha shumë i lumtur. Nuk do të isha i kënaqur nëse ato nuk do të kishin një lloj prezence që të bën të mendosh se ato janë vetëm objekte”.

Më Shumë

41 aksidente e mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

41 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në vendin tonë, ku 16 prej tyre kanë qenë me të lënduar dhe 25...

Doktori kujdestar jep detaje për vdekjen e 8 vjeçares në Suharekë: Erdhi tek ne pa shenja jete

Një 8 vjeçare ka ndërruar jetë dje në Suharekë. Ajo është dërguar pa shenja jete dje rreth orës 21:30 në shërbimin urgjent të QKMF-së në...

Lajmet e Fundit