Ylli arrin fitoren e parë kampionale

Dy përforcimet e ardhura së fundi, kanë mundësuar që Adis Beciragic sado pak të ketë rotacion në ekip, ndërsa Ylli ka shfrytëzuar mundësinë që të regjistrojë fitoren e parë sezonale ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.

Ylli mposhti Vëllaznimin në 13 qershori të Suharekës sonte, me rezultat 81-70 [17-21, 29-18, 19-12, 16-19] për të dalë nga fundi i renditjes tabelare, për një pikë më shumë në koshdallim!

E Chris Harris ka qenë më efikasi te Ylli në fitore, derisa ka kryer ndeshjen me 16 pikë e 7 kërcime. Harris shënoi një më shumë sesa Valon Bunjaku e Davis Rashun, që gjithashtu ishin ndër kryesorët në fitoren e ekipit kampion të Kosovës.

Te Vëllaznimi, që nuk ka shënuar fitore si mysafir këtë sezon, double-double i Damonte Doddit nuk ka mjaftuar. Dodd shënoi 19 pikë e 11 kërcime, ndërsa u dallua edhe Anthony Adger me 18 pikë, por pamjaftueshëm për fitore.

Pas këtij dueli, për një pikë, Ylli i ikë fundit të renditjes pas fitores së parë sezonale, ndërsa Vëllaznimi ka bilans të njëjtë si suharekasit tash, 1-5.

Më Shumë

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit