7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Anëtari i VV-së e uron ironokishit për punësimin e djalit, Totaj: Një person i vëmendshëm e përcjell urimin me kohë

Adonis Totaj është njëri nga pesë punëtorët më të ri të kompanisë rajonale për mbeturina “Ekoregjioni” në Prizren.
I biri i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totajt, ka dalë i pari, me 70 pikë, në konkursin për pozitën “Koordinator i kujdesit ndaj klientëve”, njofton KlanKosova.tv.

 

 

Për këtë anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Gashi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ia ka uruar ironikisht këtë pozitë të djalit Totajt.

“Një prind i mirë kujdeset që para martesës ta punësojë fëmijën e vet. Kryetar Shaqir Totaj, urime punësimin e djalit në Ekoregjion!”, ka shkruar Gashi.

Kjo nuk mbeti pa një përgjigje nga Shaiq Totaj, ai në postimin e Gashit ka komentuar duke thënë se i bën përshtypje kujdesi i Gashit për urimin e punësimit.

“Një person i vëmendshëm përcjell urimin me kohë, më bën përshtypje kujdesi juaj i nderuar”, ka shkruar Totaj.

 

Më Shumë

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Ismet Munishi ‘braktis’ studiot: Kosovë–Turqi shijohet me zemër, jo me mikrofon

Trajneri i Lirisë së Prizrenit, Ismet Munishi, ka reaguar me një postim emocional në prag të ndeshjes Kosovë – Turqi, duke bërë të ditur...

Lajmet e Fundit