Totaj pret në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz dhe Geneviéve Hengen, zëvendësdrejtoreshë për Bashkëpunim Dypalësh në Drejtorinë e Bashkëpunimit Zhvillimor dhe Veprimit Humanitar – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Luksemburgut.

Bazuar në përkrahjen dhe miqësinë e vazhdueshme me Luksemburgun, me këtë rast, u bisedua për format e bashkëpunimit për realizimin e projekteve të përbashkëta në të ardhmen, duke i shpeshtuar takimet.

Temë diskutimi ishin bashkëpunimet dhe organizimi i aktiviteteve me fokus agjendën e gjelbër dhe inovacionin, si dhe bashkëpunim në zhvillimin e arsimit e shëndetësisë.

Kryetari Totaj, ripërsëriti se synimi afatgjatë i Komunës së Prizrenit mbetet që partneriteti me miqtë ndërkombëtarë të thellohet dhe të fokusohet në bashkëpunim më të ngushtë ekonomik e zhvillimor.

Ai potencoi se ndër prioritetet e qeverisjes aktuale lokale është përmirësimi i dukshëm i kushteve për investime të huaja me synimin për ta bërë Komunën e Prizrenit më atraktive, në çdo sferë./ PrizrenPress.com

Më Shumë

Arpagjik’t me mesazh pas finales: Shihemi sezonin tjetër me një Bashkim edhe më të fortë

Grupi i tifozëve “Arpagjik’t Prizren” ka reaguar pas përfundimit të sezonit të KB Bashkimi, duke falënderuar tifozët për përkrahjen gjatë gjithë kampionatit dhe duke...

Vdes 63-vjeçari në Prizren, trupi dërgohet për obduksion – nisin hetimet

Një 63-vjeçar ka humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit në Prizren, pasi ishte dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën e Spitalit...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit