Ndalohen “Shisha Baret” afër shkollave në Malishevë

Tymosja e “Shishave” është rritur dukshëm në Kosovë.

Këtë lloj produkti-pije e konsumojnë kryesisht të rinjtë, nëpër lokale të ndryshme. Por, Komuna e Malishevës, ka vendosur që ta ndalojë përdorimin e saj, në afërsi të objekteve shkollore.

Çfarë janë ProHealth Cables?

Kështu tha në Sytë 7 në Klan Kosova, Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati. Sipas tij, të gjitha bizneset afër shkollave dhe institucioneve publike në distancë prej 400-500 metra në vijë ajrore, e kanë të ndaluar të ofrojnë këtë lloj produkti.

Kastrati, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se ky vendim ende nuk ka hyrë në fuqi, pasi që është Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal, ajo që e përcakton ligjshmërinë e tij, e më pas do të zbatohet.

Më Shumë

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Lajmet e Fundit