7.3 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Messi thyen dy rekorde

Lionel Messi zhvilloi një ndeshje fantastike në mbrëmjen e kaluar, ku ekipi i tij e mposhti Maccabi Haifa-n me rezultat 7:2, takim ky i xhiros së pestë të grupeve në Ligën e Kampionëve.

Argjentinasi shënoi dy gola dhe dhuroi dy asistime në këtë ndeshje, derisa paraqitja e tij ishte mbresëlënëse.

Me këta dy gola dhe dy asistime, Messi regjistron një tjetër rekord dhe kalon një legjendë si Pele.

Bëhet fjalë për kombinimin mes golave dhe asistimeve, teksa 35-vjeçari shkon në shifrën e 1127 rasteve kur është përfshirë në realizimin e një goli, duke e parakaluar legjendën braziliane me 1126 sosh.

Pra, në këtë klasifikim bëhet fjalë për golat dhe asistimet të mbledhura së bashku, në ekip dhe në kombëtare.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë e ka nisur në mënyrën më të mirë këtë sezon te PSG. Në 16 ndeshje në të gjitha garat, argjentinasi ka shënuar 11 gola dhe 12 asistime.

Ndërkohë, në sezonin e kaluar ai ishte ndalur në 11 gola dhe 15 asistime në 34 ndeshje në të gjithë sezonin.

Përveç këtij rekordi, Messi në ndeshjen e mbrëmshme regjistroi edhe një tjetër.

Në moshën 35-vjeçare është shndërruar edhe në lojtarin më të vjetër në historinë e Ligës së Kampionëve që realizon dy gola dhe dy asistime brenda një ndeshje.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Federata e Peshkatarëve konfiskon varkë dhe rrjeta në Krushë të Madhe

Federata e Peshkatarëve ka realizuar dje një aksion kontrolli në Krushë të Madhe, i cili ka zgjatur nga ora 13:00 deri në mesnatë. Gjatë këtij...

Nga -11 në +16: Bashkimi dominon Sigal Prishtinën dhe sheh finalen

Bashkimi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll, duke mposhtur Sigal Prishtinën me rezultat 83:67,...

Lajmet e Fundit