Daja për Ballkanin: Jemi bërë si kombëtare e dytë për qytetarët e Kosovës

Ilir Daja është i mahnitur me përkrahjen që po merr skuadra e Ballkanit.

Ballkani është bërë skuadra e parë nga Kosova që paraqitet në finalet e garave evropiane, me kualifikimin në Europa Conference League.

Trajneri Ilir Daja ka thënë se është i kënaqur me përkrahjen që po vjen nga e gjithë Kosova. Madje, ai ka thënë se Ballkani është bërë si kombëtare e dytë.

“Në çdo ndeshje, ne po ndiejmë përkrahjen nga e gjithë Kosova. Ne jemi bërë sikur një kombëtare e dytë për ta”, ka thënë Daja.

Ballkani ndeshjen e radhës do ta luajë nesër (e enjte) kundër Slavia Prague, në “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 21:00.

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit