79-vjeçari ngacmon seksualisht dy vajzat e mitura

Një i moshuar ka rënë në prangat e policisë në Divjakë, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht dy vajza te mitura, raportojnë mediat në Shqipëri.

Sipas njoftimit: “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin S. T., 79 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy shtetase të mitura”.

Ky nuk është rasti i parë i ngacmimit seksual ndaj vajzave të mitura në këto dy ditë. Të shtunën një 61-vjeçar u arrestua në Lushnje, pasi dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur.

61-vjeçari u arrestua pas denoncimit nga ta afërmit e të miturës me pretendimin se ai u kishte ngacmuar vajzën pasi ajo kishte shkuar në dyqanin e personit në fjalë.

Vajza 15 vjeçe ka shkuar në dyqanin e 61-vjeçarit për të blerë çokollata kur ky i fundit e ka prekur në pjesën e sipërme të trupit. Menjëherë e mitura ka shkuar në shtëpi dhe i ka treguar së ëmës. Bashkë me prindërit kanë bëre denoncimin në polici pak orë pasi ndodhi ngacmimi. Në dyqanin e 61 vjeçarit mësohet se ka pasur edhe persona të tjerë kur ngacmoi vajzën dhe e kanë parë veprimin e tij.

Më Shumë

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Katër persona lëndohen në një aksident ku u përfshinë tri vetura në Malishevë

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident në Malishevë ku u përfshinë tri vetura. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin...

Lajmet e Fundit