8.6 C
Prizren
E enjte, 26 Shkurt, 2026

Vëllaznimi rikthehet te fitoret ndaj Rahovecit

Vëllaznimi ka shënuar fitore shumë të rëndësishme, duke mundur Rahovecin në udhëtim me shifrat 65:71 (14:12, 16:21, 14:22, 21:16), në xhiron e nëntë të Prince Caffe Superligës.

Duke parë rëndësinë e ndeshjes, të dy skuadrat e filluan më të ‘rezervuara’, duke u përqendruar më shumë në mbrojtje, ndërsa çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, duke përfunduar 14:12 për vendasit.

Vreshtarët e nisën shumë mirë periudhën e dytë dhe me një seri të suksesshme kaluan në epërsi prej dhjetë pikësh, 24:14, por mysafirët nuk dorëzohen duke ngushtuar shifrat, ndërsa pjesa e parë përfundoi 30:33, transmeton Klankosova.tv.

Kuqezinjtë ishin shumë më të mirë në periodën e tretë, ku e bënë dallimin, duke u shkëputur në 15 pikë, 34:49, që ishte epërsia më e lartë në ndeshje, por që më pas u ‘zbut’ nga vendasit, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 44:55.

Vreshtarët u munduan të bëjnë përmbysjen e madhe në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe Vëllaznimi triumfoi 65:71.

Te Rahoveci më i dalluari ishte Chris Seeley me 18 pikë e shtatë kërcime, kurse te Vëllaznimi më të mirët ishin Emanuel Omogbo me 20 pikë e tetë kërcime dhe Demonte Dodd me 14 pikë e 16 kërcime.

Rahoveci mbetet në vendin e fundit me një fitore e tetë humbje, kurse Vëllaznimi ka katër fitore e pesë humbje.

Më Shumë

Bashkimi rrëshqet në Prishtinë, Bora i ngrin prizrenasit

Bora ka dominuar përballjen ndaj Bashkimit, duke fituar bindshëm me rezultat 86-71, në një ndeshje ku ritmi dhe efikasiteti i mysafirëve u pa qartë...

Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë, policia njofton se janë arrestuar 17 persona

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj 24-orësh, ka njoftuar se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 2021 gjoba trafiku. Në raport bëhet e ditur edhe...

Lajmet e Fundit