“Corriere Della Sera”: Putin po i fryn zjarrit në Kosovë

Njëra prej gazetave më të mëdha në Evropë dhe më e madhja në Itali, “Corriere Della Sera”, ia ka kushtuar një editorial zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, ku ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin, si fajtorin kryesor për nxitje të konfliktit

Gazetari dhe publicisti, Massimo Nava, e ka quajtur “këmbanë alarmi” krizën e fundit që po ndodh me rastin e dorëheqjes së deputetëve të Listës Serbe, kryetarëve të komunave në veri të vendit, policëve dhe zyrtarëve tjerë të gjyqësorit.

Pas luftës në Ukrainë, gazeta italiane shkruan se mbrapa të gjithë këtij skenari destabilizues në Kosovë qëndron sërish i njëjti akter: Vladimir Putin.

Lista Serbe / Dhanë dorëheqje në Kosovë, por liderët e Listës Serbe marrin rroga të majme nga Beogradi – Këto janë shifrat

Në editorial shkruhet se Kosova është dëshmi ku të drejtat dhe aspiratat e popujve dhe të pakicave bien ndesh me sovranitetin e shteteve.

Gazeta kritikoi ashpër qasjen e shtetit serb: “Ndërkohë Beogradi zyrtar kultivon aspiratat e integrimit evropian, por nuk ia del që ta braktisë pakicën serbe në Kosovë për ta përdorur atë si konsum të nacionalizmit të brendshëm.”

Një zgjidhje e rëndësishme për t’i ndihmuar gjithë këtij ngërçi mes dy vendeve shihet anëtarësimi i këtyre vendeve në BE sipas gazetës italiane.

“Anëtarësimi në BE do të ndihmonte për t’i konsoliduar institucionet demokratike dhe për t’i mbrojtur të drejtat e popujve . Njëherësh, do të bëhej edhe avancimi i sundimit të rendit dhe ligjit në të gjithë rajonin e Ballkanit”, shkruan “Corriere Della Sera”.

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Tejeci: Parku i Inovacionit në Prizren nuk po e përmbush funksionin ekonomik të pritur

Kryetari i Odës së Ndërmarrësve dhe Zejtarëve të Prizrenit, Afrim Tejeci, ka vlerësuar se Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, i promovuar që...

Lajmet e Fundit