Sot takohet grupi punues i BE-së, në rend dite çështja e vizave për Kosovën

Grupi Punues i Këshillit Evropian të BE-së sot në Bruksel, do të diskutojë çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën.

 

Çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur peng për më shumë se tri vjet, për shkak se ka pasur shtete skeptike për sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, duke argumentuar se nuk ka ardhur ende koha për një gjë të tillë, raporton RTKlive.

Ndërkohë, dy institucionet e tjera të BE-së, që kanë rol në vendimmarrje, Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, kanë shfaqur mbështetjen e plotë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Komisioni Evropian ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave dhe ka rekomanduar që të hiqen vizat për qytetarët e saj.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Nisin punimet për rikonstruktimin e rrugës rajonale Arllat–Malishevë

Të martën, 16.06.2026, ka nisur zyrtarisht faza e rikonstruktimit të rrugës rajonale R110 Arllat–Malishevë, segment i cili lidh komunat e Drenasit dhe Malishevës. Në ceremoninë...

Lajmet e Fundit