Nga Gjermania: Gosens dhe Reus jashtë Kupës së Botës, në listë përfshihet Moukoko

Ylli i Inter-it, Robin Gosens dhe ai i Borussia Dortmund, Marco Reus nuk do të jenë pjesë e Kombëtares së Gjermanisë në Kupën e Botës. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta gjermane “Kicker”.

Sipas raportit, trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick, ka zgjedhur kapitenin e Freiburg-ut, Christian Gunter për të marrë vendin e Gosens.

Mbrojtësi i Leipzig, Lukas Klostermann do të udhëtojë gjithashtu në Katar, pasi së fundmi është rikthyer në stërvitjet e ekipit pas një dëmtimi të gjatë.

Në skuadër janë edhe dy talentet e Borussia Dortmun-it, Karim Adeyemi dhe Youssoufa Moukoko. Por, do të mungojë një yll si Reus për shkak dëmtimi.

Sipas “Sportbuzzer”, super talenti i Bayer Leverkusen, Florian Wirtz gjithashtu nuk do të jetë pjesë e “Panzerave” për Kupën e Botës.

Wirtz pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar në mars dhe u kthye në stërvitjen e ekipit vetëm në fund të tetorit.

Në vend që të shkojë në Katar, Wirtz do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara me Leverkusen gjatë pushimit të Kupës së Botës.

Skuadra e plotë e Flick për Kupën e Botës do të shpallet këtë të enjte në orën 12:00.

/Albanianpost.com

Më Shumë

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin

Një goditje e rëndë ka goditur skuadrën e Ballkanit nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB) në UEFA.  Skuadra nga Suhareka është dënuar me...

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Lajmet e Fundit