Makinën e merr uji, babë e bir humbin jetën në Malësinë e Madhe

Një makinë në të cilën po udhëtonin babai dhe dy fëmijët e mitur është marrë nga uji. Ngjarja është shënuar në ujërat e Përroit të Thate në Bogë të Malësisë së Madhe, raporton Abcnews.al, transmeton KlanKosova.tv.

Sipas raportit të policisë, thuhet se babai dhe djali kanë ndërruar jetë dhe janë marrë nga uji, ndërsa vajza ka arritur të shpëtojë pasi është ndihmuar nga një banor i zonës.

“Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit”, thuhet në raport.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH-së, Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy trupave./klankosova.tv/

Më Shumë

27 vjet nga çlirimi i Kosovës

27-vjet më parë në Kosovë u vendosën 50 mijë ushtarë të NATO-s dhe bashkë me ta edhe administrata e përkohshme e Kombeve të Bashkuara. Më...

U rreshtua në krah me Vjosa Osmanin: Ja sa vota numëron deri më tani Haxhi Avdyli

Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë. Sipas të dhënave të përditësuara, deri më tani janë numëruar...

Lajmet e Fundit