11.7 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Nis restaurimi i Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë me dije se kanë filluar punimet restauruese në ndërtesën e Qendrës Kulturore Hebraike, projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, raporton PrizrenPress.

Në Prizren për të inauguruar këto punime sot ishin Ministri Çeku, ambasatorja e Izraelit, Tamar Ziv, ambasadori gjerman, Joern Rohde, shefi i misionit të OSBE në Kosovë, Michael Davenport, zëvendësambasadorja e SHBA, Alyson Grunder, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, Votim Demiri, kryetar i Bashkësisë Hebraike të Kosovës.

Qendra Kulturore Hebraike do të vendoset në ndërtesën e ish Hotel Shumadija, aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përkohshme.

Sipas njoftimit, projekti i revitalizimit është hartuar nga Komuniteti Hebraik në Kosovë, në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren.

“Paralelisht me ndërhyrjet revitalizuese, jemi në koordinim me Komunitetin Hebraik në Kosovë dhe shtetin e Izraelit, për të ndërmarrë hapat për zhvillimin e projektit të hulumtimit për ndërtimin e narrativës së ekspozitës mbi historinë e Komunitetit Hebraik në Kosovë, ekspozitë kjo e cila do të prezantohet në hapësirat e kësaj Qendre”, thuhet në njoftim të MKRS-së/ PrizrenPress.com

Më Shumë

Besmire Bytyçi zgjidhet në krye të Aleancës së Gruas në Rahovec

Në një proces zgjedhor të karakterizuar nga fryma demokratike dhe pjesëmarrja aktive, është mbajtur kuvendi i Aleancës së Gruas në Rahovec, ku u zgjodh...

Në Rahovec vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se në Rahovec po vazhdon ndërtimi i Qendrës për Arte, Kulturë dhe Inovacion, një projekt që synon avancimin e...

Lajmet e Fundit