3.2 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

PSHDK: Vit i skandaleve për Kosovën

PSHDKPartia Shqiptare Demokristiane e Kosovës (PSHDK) thotë se viti 2013 për Kosovën do të mbahet mend si vit i ngecjeve të shumta.
Kjo parti vlerëson s e shteti ynë nuk ka shënuar asnjë progres në vitin që po lëmë pas dhe për këtë PSHDK numëron dëshmi të shumta.

“Akuzat e njëpasnjëshme për abuzime me pushtetin, korrupsion dhe papërgjegjësi të institucioneve tona karshi jetës së qytetarëve, e kanë karakterizuar gjithë vitin që po lëmë pas. Po ashtu, ky vit, ishte vit i skandaleve të shumta në shëndetësi, arsim, që janë dy sfera jetike për një shoqëri stabile”, thuhet në njoftimin për media të kësaj partie.

PSHDK nuk është e kënaqur as me dialogun me Serbinë, të cilin e quan alibi të fortë të qeverisë për justifikim të dështimeve, korrupsionit dhe ngecjeve ekonomike. Në këtë drejtim, thuhet se Kosova, nuk ka bërë përparime as në planin e integrimeve, të cilat për këtë parti, janë rruga e vetme për Kosovën.

“As në planin e integrimeve evropiane, nuk është bërë asgjë substanciale. Mungesa e demokracisë, është një pengesë serioze në rrugën e integrimeve, krahas korrupsionit, ndikimit të politikës në media e gjyqësor”, thuhet në komunikatë.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, vlerëson se nëse vazhdohet me një trend të tillë, edhe viti 2014, do të ketë zhvillime të ngjashme, negative për Kosovën. Prandaj, zgjidhja shihet tek zgjedhjet.

“Kosova është futur në një rreth vicioz dhe për këtë, faji i faturohet kësaj qeverie të papërgjegjshme, që ka ngulfatur jetën në Kosovë. Ne vlerësojmë se dalja nga kjo gjendje e pashpresë, është nëpërmjet reformës zgjedhore urgjente dhe mbajtjes së zgjedhjeve të lira, fer e demokratike në një kohë sa më të shpejt”, përfundon komunikata

Më Shumë

AKB viziton fabrikën e këpucëve në Suharekë, Shahini: ‘Solid’ është eksportuesi me i madh i këpucëve në Kosovë

Ne kuadër të Javës të Biznesit Kosovar 2024 një delegacion i bizneseve kosovare dhe të atyre të diasporës i udhëhequr nga Agim Shahini kryetar...

Vlerat e urave të Prizrenit shpalosen me publikime të ndryshme

Vlerat e urave të Prizrenit janë shpalosur përmes publikimeve të shoqërisë civile, por edhe të autoriteteve komunale.   Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” të hënën ka...

Lajmet e Fundit