2.9 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Debati i djallëzuar

Gezim MekuliShkruan: Gëzim Mekuli

Më duhet të ripërsëris se nuk është e nevojshme që në këtë kohë e në këto rrethana të papërshtatshme gjeo-politike, të rindezet debati reth rolit të Ibrahim Rugovës në Politikën e viteve 1990 -2001.
Për cfarë arsye?
Mendoj se kjo “kritikë” dhe ky “debat” mediatik janë të qëllimshme, të menduara» mirë» dhe gjithsesi kanë një strategji politike: Ky “debat”, ndër tjerash, ka edhe elemente të luftës speciale dhe të fushës së propagandës, e që në teorinë e shkencave të mediave dhe të komunikimit njifet edhe me emrin “spin doctors”.

Shprehje kjo e përdorur për herë të parë ne gazetën “The New York Times” në vitin 1984. “Spin doktors” janë mjeshtër të komunikimit që kan për detyrë kontrollimin e komunikimit dhe atë të debatit publik. Këta janë specialistë që e planifikojne dhe e shtyejnë debatin dhe porosinë aty ku këta duan.

Duke u nisur nga kjo teori mund të argumentoj se, debati për Rugovën është i mbështjellur me cilësitë e “spin doktorëve”.

Politika dhe ekonomia shqiptare, kanë probleme shumë të mëdha. Territori i Kosovës është në rrezik. Qeveria nuk ka ndikim e as kontrollë „atje“.

Organizmat politike dhe ekonomike të Serbisë dita ditës po instalohen e po aplikohen „atje“. Shkurt e shqip, bisedimet e Thacit me Beogradin na morën në qafë. Këto „bisedime“ na sollën Serbinë dhe Josip Broz Titon në Prishtinë. Kapitulimin politik, ekonomik dhe atë kulturor tashmë po e shofim. Serbia agresive po ecën e po udhëheqë e Thaci po e ndjekë pas!? Të gjithë po e shofim. E tërë Kosova po pret! E po pret! Situata retorike dhe ajo politike të thërret që të reagosh, të detyron që të kritikosh e të debatosh.

Po, e vërtetë, situata e ngutshme retorike po na alarmon që të kundërshtojmë e të mos pajtohemi me humbjen. Dhe mu at‘herë kur nga forumi intelektual i shqiptarëve pritet debat dhe kritikë në drejtim të atyre që po e „ndërtojnë“ një „Republika Sërbska“ në brendësi të Kosovë së vogël, shpërthen debati dhe kritika. Por ky debat dhe kjo kritikë shpërtheu në drejtim tjetër, cuditërisht e krejtësisht në anën tjetër: Në vend se të miremi me problemin e madh të Kosovës, tanimë zhvillohet debati dytësorë dhe kritika fare periferike për Ibrahim Rugovën. PSE?

SEPSE largimi i vëmendjes së popullit nga bisedimet e Thacit, dhe nga tragjedia që po na instalohet nga këto „bisedime,“ dhe orientimi i opinionit tek Rugova, nuk është asgjë tjetër pos një strategji e specialistëve të mediave dhe komunikimit për të „shitur“ dhe për t`i dhënë debatit kah ku këta e dëshirojnë; Pra zhvendosjen e opinionit publik nga problemi madhor e kombëtarë tek një „problem“ që historia e publicistika ka mundësi të merret më të edhe më vonë.

Më Shumë

Policia shqiptoi 1960 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar 1960 gjoba në trafik. Sipas raportit të policisë, gjatë 24...

Rahoveci ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësirat publike

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se gjatë festave të fundvitit ka urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike...

Lajmet e Fundit