Votohet buxheti për vitin 2023

Pas një dite të gjatë, në seancë plenare, parlamentarët e kanë votuar Ligjin për Buxhetin e Republikës për vitin 2023.

 

Votë për nuk morën amendamentet opozitare, në vazhdimin e seancës për buxhetin, sikurse që votë për nuk pati as për amendamente të propozuara nga Komisionet Parlamentare.

Në kohën kur u votua buxheti, në sallë nuk ishin deputetët e LDK-së e të paktë ishin deputetët nga PDK-ja e AAK-ja, të cilët nuk morën pjesë fare në votim.

Shqyrtimi i Ligjit për Ndarjet Buxhetore vazhdoi pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme, ku u votua që me procedura të përshpejtuara të shqyrtohen javën e ardhshme dy projektligje, ai për Paga dhe për Zyrtarët Publikë. Seanca për buxhetin kishte nisur paradite, por ishte ndërprerë për të vazhduar në orët e pasdites.

Më Shumë

Zyrtare: Adrio Bailey, përforcimi më i ri i Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për edicionin e ri. “Mirë se vjen, Adrio Bailey!”, ka njoftuar klubi prizrenas përmes rrjeteve sociale,...

Prizren/ I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punëtorëve të bankës

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve, punëtorë...

Lajmet e Fundit