Intervistohen shtatë të dyshuar për falsifikim të parasë në Prizren, sekuestrohen edhe telefona e armë

Policia e Kosovës (PK) njofton se janë intervistuar shtatë të dyshuar L.K., B.D., Xh.B., B.B., V.B., P.K dhe F.Q, nën dyshimin për falsifikim të parasë.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga policia, ku thuhet se janë kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pas hetimeve paraprake, sot më 16.12.2022, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, kanë zbatuar urdhër kontrollin e Gjykatës Themelore në Prizren duke kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë konsumuar veprën penale të falsifikimit të parasë.

Të ngjajshme

“Policia ka intervistuar shtatë persona të dyshuar (LK., B.D., Xh.B., B.B., V.B., P.K. dhe F.Q.) dhe gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarve është arritur të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale këto dëshmi: 9,930.00 euro, 380 franga zvicerane, 272 euro para metalike, 7 telefona celular, një pistoletë, 90 fishkë, dy karikatorë, dy boksa të hekurit, një shufër metalike dhe një elekto-shok”, thuhet më tej në njoftim.

Sipas policisë, paratë e sekuestruara në shtëpinë e të dyshuarit L.K., 272 euro (para metalike me prerje 2 euro), dyshohet se janë të falsifikuara ndërsa paratë në vlerë prej 9 mijë e 930 euro, janë sekuestruar pasi dyshohet se janë përfituar me vepër penale.

Pas intervistimit të të dyshuarve, bëhet e ditur se sipas udhëzimeve të prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë liruar dhe ndaj tyre rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Bekim Fehmiu dje pati 90-vjetorin e lindjes, nipi i tij: Askush s’e kujtoi – i kemi zgjedhjet, duhet me vrapu për vota

Agon Fehmiu, nipi i aktorit legjendar shqiptar Bekim Fehmiu, ka shprehur zhgënjimin e tij për mungesën e përkujtimit institucional dhe publik në 90-vjetorin e...

Prizren: Arrestohet 62-vjeçari i dënuar me mbi 2 vjet burg për mashtrim

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar dhe i dënuar me burg efektiv për veprën penale “Mashtrim”.   Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, zyrtarët...

Lajmet e Fundit