Sot i jepet lamtumira e fundit profesoreshës Lulije Kukaj- Buzhala

Pardje ndërroi jetë profesoresha e Gjuhës Shqipe Lulije Kukaj Buzhala.

Lajmin e bënë të ditur familjarët përmes një postimi në Facebook duke kujtuar dhe vlerësuar figurën dhe rendësin që profesoresha ka pasur në shoqëri.

Lulije Kukaj Buzhala ishte një aktiviste e çështjeve kombëtare e cila kontribuoi në edukimin e shumë gjeneratave gjatë periudhës së para luftës.

Lamtumira e fundit asaj do t’i jepet sot në varrezat e fshatit Buzhalë në Prizren, në ora 13:00, kanë njoftuar familjarët e së ndjerës.
Lulije 1

Më Shumë

Kurban Bajrami, BIK publikon orën e faljes së namazit

Kurban Bajrami do të falet të mërkurën, më 27 maj 2026, në orën 05:40 në të gjitha xhamitë e Kosovës. Bashkësia Islame e Kosovës ka...

Ardian Gjini zhvillon takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ardian Gjini, ka zhvilluar takime me qytetarë dhe të rinj në Prizren, në kuadër të aktiviteteve dhe përgatitjeve për...

Lajmet e Fundit