11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Fjalimi i Zelensky-t në Kongresin Amerikan: 5 teza kryesore

Gjatë fjalimit të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili falënderoi për ndihmën dhe bëri thirrje për veprime të mëtejshme të përbashkëta kundër agresionit rus, Kongresi i Shteteve të Bashkuara bëri 21 herë ovacione.

Zelensky falënderoi popullin amerikan për mbështetjen e tij.

Ai gjithashtu bëri thirrje për mbështetje, duke treguar se në çfarë kushtesh jetojnë ukrainasit gjatë pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë.

Presidenti ukrainas bëri thirrje për vazhdimin e mbështetjes financiare nga SHBA-të, duke iu drejtuar Kongresit: “Paratë tuaja nuk janë bamirësi. Është një investim në sigurinë dhe demokracinë globale, të cilat ne i disponojmë me përgjegjësinë më të madhe”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje anëtarëve të Kongresit që të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe të “sjellin terroristët para drejtësisë për agresion”.

Zelensky vuri në dukje se presidenti amerikan Joe Biden mbështeti planin e tij të paqes prej 10 pikash, por shtoi se çdo anëtar i Kongresit mund të ndihmojë në zbatimin e tij.

Rusët “po përdorin gjithçka” kundër qyteteve të Ukrainës si Bakhmut, por Ukraina është “në mbrojtje dhe nuk do të dorëzohet kurrë”, tha Zelensky duke rrëmbyer duartrokitje të forta.

“Vitin e kaluar, 70 mijë njerëz kanë jetuar atje, në Bakhmut… Tani vetëm disa civilë kanë mbetur atje. Çdo centimetër i kësaj toke është përlyer me gjak… Donbasi ndërroi duart disa herë në beteja të ashpra, madje edhe trup më dorë. Por Donbasi ukrainas qëndron në këmbë”, tha ai.

Zelensky tha se ukrainasit do të festojnë Krishtlindjet këtë vit, pavarësisht mizorive të luftës: “Edhe nëse nuk ka energji elektrike, drita e besimit tonë në veten tonë nuk do të shuhet”.

Presidenti e përfundoi fjalimin e tij duke thënë se Ukraina do të arrijë “fitoren absolute”, duke përsëritur fjalët e tij që në fillim të fjalimit: “Ukraina është e gjallë dhe e fortë”.

Në fund të fjalës së tij, Zelensky i dorëzoi Kongresit amerikan një flamur beteje nga Bakhmut si shprehje mirënjohjeje për ndihmën.

Pas kësaj, Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi i dhuroi Zelensky-t një flamur të Shteteve të Bashkuara.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën

2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një vogëlushi nga Kosova dënimi, për shkak të...

12 vite nga vdekja e shkrimtarit arbëresh, Ernesto Sabato

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një...

Lajmet e Fundit