Hajnat vjedhin mbi 15 mijë euro, stoli të arit e armë në Rahovec

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Përveç të hollave, hajnat shpesh ia mësyjnë edhe gjësendeve me vlerë,  që nuk zgjedhin formë e as metodë për t’i kapur. Kështu ka ndodhur së fundmi në një shtëpi në Rahovec, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, hajnat arritën që të depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në rrugën “UÇK”, ku vodhën mijëra euro para të gatshme, armë e stoli të arit.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Sinjalin se rasti u denoncua në Polici nga pronari i shtëpisë, i cili gjatë ditës së djeshme raportoi se shtëpia e tij ishte cak i vjedhjes. Bazuar në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë kuptohet se hajnat kanë vjedhur mbi 15 mijë euro cash, armën e tij me leje dhe stoli ari.

 

 

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Para duelit me Shqipërinë, Kosova mat forcat me Arabinë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Arabisë Saudite, në kuadër të përgatitjeve për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029. Dardanët...

Lajmet e Fundit