6.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

Përkujtohen veprimtarët, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Sot shënohet 41 vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare u vranë nga shërbimi sekret jugosllav 40 vite më parë në Shtutgart të Gjermanisë. As pas katër dekadave, vrasja e tre veprimtarëve shqiptarë nuk është zbardhur.

Data 17 janar e vitit 1982, shënon edhe përvjetorin e 41 të vrasjes së veprimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. 40 vite më parë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, u vranë nga shërbimi sekret jugosllav në Shtutgart të Gjermanisë.

Për vrasjen e tyre ende nuk është hetuar apo dënuar askush.

Në vitin 2017 Suzana Gërvalla, bashkëshortja e veprimtarit Jusuf Gërvalla, kishte njoftuar se shteti gjerman kishte riaktivizuar hetimet për vrasjen e Jusufit.

Atentati mbi dy vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka kishte ndodhur në Gjermani, teksa nga autoritet shtetërore gjermane ishte lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllavë dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë në të cilën agjentët e sigurimit jugosllav dhe kundërshtarët e pushtetit po luftonin mes tyre.

Gazeta gjermane “Der Spiegel” më 25 janar të vitit 1982 për motivin e krimit do të shkruante se identifikimi i shpejtë i viktimave e ka sqaruar edhe motivin dhe drejtimin politik të tyre: “Jugosllavë në ekzil që i takonin kombësisë shqiptare nga provinca e Kosovës, në jug të shtetit ballkanik, dhe që të tre veprimtarë kundër qeverisjes së Beogradit,” do të shkruhej në artikull.

Më Shumë

DokuFest fton të rinjtë në kampin e katërt ndërkulturor “Stories We Tell”

DokuFest hap aplikimet për kampin e katërt të “Stories We Tell”, një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës 18-25 vjeçare nga të gjitha komunitetet...

Superfinalja e Kupës

Finalja e ProCredit Kupës së Kosovës pritet të dhurojë spektakël të madh të basketbollit. Trepça dhe Bashkimi pas një rrugëtimi jo të lehtë do...

Lajmet e Fundit