14.9 C
Prizren
E premte, 8 Maj, 2026

Videoja e TikTok-ut bëhet sebep për sherr, theret me thikë një i mitur në Prizren

Videot që publikohen nëpër rrjete sociale shpesh herë shpërfaqin bullizimin dhe dhunën kundrejt personave të caktuar. E në shumë raste viktima janë të miturit, të cilët janë cak i keqtrajtimit nga bashkëmoshatarët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një video e tillë e publikuar në rrjetin social TikTok është bërë sebep që disa të mitur në Prizren të përfshihen në një përleshje fizike. E si pasojë e kësaj, një 16-vjeçar ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se u ther me një mjet të mprehtë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se tre të miturit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ku njëri nga ta ishte me plagë në ball dhe kokë e të cilat dyshohet t’i jenë shkaktuar nga thika.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë veprimet e nevojshme policore.

 

 

Të miturit pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë intervistuar në stacion policor, ku sipas tyre janë përleshur fizikisht me tre persona të tjerë të cilët i kanë identifikuar. Por ata kanë deklaruar se në rast janë përfshirë edhe persona tjerë, por të njëjtit nuk i njohin.

Bazuar në dëshminë e tyre, tre të miturit ishin takuar që të mirreshin vesh me të dyshuarit, pasi njëri prej tyre kishte publikuar videon ku kanë rrahur njërin prej viktimave.

Të dyshuarit ende nuk janë kapur, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Më Shumë

Prizreni nënshkruan memorandum për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave

Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të mbeturinave, përmes një memorandumi bashkëpunimi për regjistrimin...

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

Lajmet e Fundit