1.4 C
Prizren
E shtunë, 18 Janar, 2025

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtyre tri grave, morën telefonin e huaj në një qendër tregtare në Prizren

Sektori i Hetimeve të Stacionit policor Prizren njofton se është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale Vjedhje, që ka ndodhur me datë 29.12.2022 në qendrën tregtare “Lorik”, në Prizren që ndodhet në rrugën “Wesli Klark” në Prizren.

Policia thotë se “me datën 29/12/2022 në  ora 23:45 ,ankuesi B.M. ka raportuar se gjate blerjes të gjësendeve në qendrën tregtare “Lorik”, në rr. Wesli Klark, Prizren , e kishte lënë telefonin Samsung A11 ku pasi kishte qene duke e kryer pagesën, e ka lënë telefonin në tavolinë dhe ne ato momente  tre femra të dyshuara, të panjohur e marrin telefonin duke e fshehur dhe largohen nga lokali”.

Të dyshuarat kërkohen për veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj”.

Sektori i hetimeve thotë ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar  në identifikim e të dyshuarave.

Andaj Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave, lëshon apelin më poshtë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë)  029 244 740- Stacioni Policor Prizren. E-mail adresa: [email protected]“, apelon policia.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

Më Shumë

Arrestohet i kërkuari në Suharekë dërgohet në vuajtje të dënimit me tre vjet

Policia në Prizren ka arrestuar të kërkuarin me inicialet A.B., 29 vjeç, nga Suhareka, i cili ishte i dënuar për veprën penale “Lëndim i...

Limaj nga shtëpia e shëndetit në Malishevë: Me fitoren tonë shëndetësia do të trajtohet nga dora e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh edhe kandidat për deputet me numrin dy në listën zgjedhore të koalicionit AAK-Nisma, ka vizituar shtëpinë e...

Lajmet e Fundit