Shkolla e fshatit Gorozhup të Hasit nuk ofron kushte për mësim

Shkolla fillore në Gorozhup të Hasit po përballet me probleme infrastrukturore pasi ambientet e brendshme të kësaj shkolle po krijojnë lagështirë, duke mos krijuar kushte optimale për zhvillimin normal të mësimit. Në këtë shkollë nuk është intervenuar që nga ndërtimi i saj në vitin 2000.

Fshati Gorozhup i Hasit shtrihet menjëherë poshtë malit të Pashtrikut , në zonën kufitare me Shqipërinë. Në këtë fshat funksionin shkolla fillore, ku vijojnë mësimin nxënësit nga klasa e parë deri në të katërtën .

Ndonëse shkolla ka ngrohje qendrore , dritaret e vjetruara dhe infrastruktura e dobët bën që ambienti të mos nxehet dhe në klasa të krijohet lagështi e myk .

“Lagështirë ka vallahi, i veshim fëmijët dhe nuk guxojnë mu zhvesh hiq se ftohtë,  po tutemi se po ftohen e përditë të doktori po duhet me i qu”, shprehet Remzije Tejec ,  prind nga Gorozhupi.

Shkolla është ndërtuar menjëherë pas luftës, nga një donacion i qytetit Bingen të Gjermanisë , të binjakëzuar me Prizrenin   .

Drejtori i shkollës, Halil Shehu, shpreson që këtë vit të përfundojë restaurimi i shkollës .

“Dritaret  janë të materialit të aluminit , janë të ndërtuara që në vitin 2000  dhe nuk është bërë ndërhyrje në to . Për arsye se janë vjetruar , uji depërton në to , sidomos në pjesën jugore . Unë e kam bërë këtë vit  kërkesën  për nyjet sanitare dhe dritaret “, thotë drejtori Shehu për RTK-në

Nga drejtoria komunale e arsimit në Prizren thonë se janë të njoftuar me këtë problem nga afër,  por sipas tyre, buxheti i drejtorisë është i pamjaftueshëm.

” Nëse nuk  do të ndodhë diçka arrijmë ndonjë marrëveshje për mbështetje financiare  me organizata të ndryshme  atëherë me rishikim të buxhetit , do të bëjmë përpjekje që të ndërhyjmë tek kjo shkollë”, thotë Luljeta Veseli Gutaj – Drejtoreshë e DKA-së.

Megjithatë, përfaqësues të opozitës thonë se është e domosdoshme të intervenohet në këtë shkollë.

” Prej atëherë megjithëse ka numër të vogël të nxënësve , ka mbet pa një përkujdesje do të thotë kanë kaluar mbi 20 vite ,  dhe sigurisht që ka nevojë të intervenohet aq më tepër që është në një zonë kufitare”, thotë Haziz Hodaj nga LDK-ja. RTK

 

Më Shumë

Totaj godet Kurtin e VV-në: Kosova s’ka nevojë për spektakël politik, por për lidership serioz

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin si dhe Lëvizjen Vetëvendosje, për mënyrën se si kanë ardhur në pushtet. Përmes...

Rasti “Pronat në Prizren”, ngrihen 18 prona dhe kërkohet paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Lajmet e Fundit