Ja kur dhe ku do të zhvillohet ndeshja mes Bashkimit dhe Pejës

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se, ndeshja ndërmjet Bashkimit dhe Pejës do të zhvillohet të hënën (nesër) nga ora 17:00 në Rahovec.

Kjo ndeshje i takon xhiros së 20-të të Prince Caffe Superligës. Sfida ishte paraparë të zhvillohet sonte nga ora 17:00,.

Ndryshe, kjo ndeshje është shtyrë, pasi lojtarët e Pejës, janë ankuar për të ftohtit që ishte në palestrën “13 qershor”, në Suharekë, atje ku ishte paraparë të luhej ky takim.

Kujtojmë, Bashkimi po i zhvillon ndeshjet si vendas në palestrën “13 qershori”, në Suharekë, pasi salla “Sezai Surroi” në Prizren është duke u rinovuar.

Më Shumë

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Në Prizren promovohet lëvizja e gjelbër, shpërndahen 50 biçikleta për familjet në nevojë

Dje, u mbajt me sukses ceremonia e shpërndarjes së biçikletave në kuadër të projektit “ReCycle4Future – Projekti për Rikthimin e Biçikletave në Përdorim sipas...

Lajmet e Fundit