Cluj cakton çmimin e Krasniqit, Ballkani mund të përfitojë shuma të majme në rast të shitjes

Ermal Krasniqi është shndërruar në futbollistin më të përfolur në Rumani, vetëm një muaj pasi u transferua atje, te skuadra e CFR Cluj.

Për ish-sulmuesin e Ballkanit flitet se ka interesim nga disa skuadra italiane si: Torino, Sassuolo e Udinese, si dhe në Spanjë kishte shfaqur edhe Mallorca interesim për të.

Me të dëgjuar këto lajme, klubi i tij është i gatshëm ta shesë, por kërkon të fitojë një shumë të madhe parash nga Krasniqi.

Sipas mediumit rumun, “Sportmedia”, Cluj kërkon 5 milionë euro për kartonin e futbollistit kosovar.

Pra, e bleu për vetëm 200 mijë euro nga Ballkani në afatin kalimtar të janarit, por Cluj mund të bëjë një biznes të mirë me Krasniqin.

Në anën tjetër, në rast se do të bëhet një lëvizje gjatë verës, edhe Ballkani do të fitonte shumë nga Krasniqi.

Kjo pasi që në transferimin e Ermalit, kampioni në fuqi i Kosovës e ka ruajtur edhe 15% të kartonit të futbollistit në rast se ai shitet nga Cluj.

Kujtojmë që Krasniqi ka zhvilluar pesë ndeshje me Cluj-in në kampionatin rumun ku ka realizuar dy gola e ka asistuar në një tjetër.

Gjithashtu ai luajti edhe në dy ndeshjet e Ligës së Konferencës ndaj Lazio-s, ku ishte futbollisti kryesor i skuadrës së tij.

Më Shumë

Gjuan me armë zjarri në aheng, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren, pasi dyshohet se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.   Sipas raportit të Policia e Kosovës, rasti ka...

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

Lajmet e Fundit