14 C
Prizren
E enjte, 15 Maj, 2025

Takimi Kurti- Vuçiq, Hill: Në Bruksel është edhe Escobar, nuk ka iluzione se mund të ketë rezultate të shpejta në dialog

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill në prag të takimit të sotëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ka thënë se ‘nuk pret rezultate të shpejta’.

Sipas tij për SHBA-të është me rëndësi që të krijohet Asociacioni me shumicë të komunave serbe.

Diplomati amerikan ka thënë se është një takim shumë i rëndësishëm dhe kërkon zgjidhje që është e pranueshme për të gjithë, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, ai ka thënë se ‘nuk pret rezultate të shpejta’.

“Procesi i Berlinit nuk i kënaqë njerëzit të cilët presin menjëherë finalizim. Besoj se do të ketë përparim, sepse ka shkuar gjatë pa lëvizje para. Tash po punohet që të ketë marrëveshje. Nga perspektiva amerikane vlerësoj se është më rëndësi që sa amë parë të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar ambasadori Hill në Kragujevc të Serbisë.

Pasi u kritikua për lëshime në negociata me Kosovën, Vuçiq: Nuk ka kapitullim e as kthim në vitet e 90-ta

Pasi u kritikua për lëshime në negociata me Kosovën, Vuçiq: Nuk ka kapitullim e as kthim në vitet e 90-ta

Ai ka deklaruar se SHBA-ja janë shumë aktive në këtë dialog.

“Përfaqësuesi jonë Gabriel Escobar është në Bruksel sot, kështu që jemi të pranishëm. Dua të them që SHBA e Evropa kanë një bashkëpunim të ngushtë në këtë temë’, ka thënë Hill./Telegrafi/.

Më Shumë

Muharremaj njofton se zjarri në pullazin e Shkollës Teknike në Suharekë është vënë në kontroll

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka njoftuar se flakët kanë përfshirë kulmin e një ankesi në Shkollën e Mesme Teknike respeketivisht IAAP...

Paraburgim për të dyshuarit që i shitën armën 24-vjeçarit që u vetëvra në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji dy të dyshuarve S.J., dhe D.B., për shkak të...

Lajmet e Fundit