Malisheva me probleme para ndeshjes me Llapin, katër lojtarë në dyshim për ndeshjen e Kupës

Skuadra e Malishevës nesër luan ndaj Llapit në çerekfinalen e Kupës së Kosovës.Llapi dhe Malisheva ballafaqohen nesër nga ora 13:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Trajneri i Malishevës, Bylbyl Sokoli është në “telashe” para këtij dueli, shkaku i disa mungesave që skuadra e tij mund t’i ketë në këtë ballafaqim.

Donart Vitija, Arbër Pira, Arlind Veliu dhe Adem Maliqi janë në dyshim për këtë duel, mëson GazetaBlic Sport.

Kujtojmë se në çerekfinale zhvillohet vetëm një ballafaqim dhe fituesi kalon tutje në Kupën e Kosovës.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Vedat Muriqi në Prizren, gëzon nxënësit e shkollës “Mustafa Bakiu”

Atmosfera festive dhe emocionet e mëdha mbizotëruan në Shkollën Fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren, ku nxënësit patën mundësinë të takojnë nga afër futbollistin e...

Lajmet e Fundit