19.8 C
Prizren
E enjte, 7 Maj, 2026

Identifikohet shtëpia prej guri i familjes Cikaj në fshatin Gjonaj të Hasit

Në kuadër të procesit të inventarizimit të trashëgimisë kulturore të paluajtshme në regjionin e Prizrenit, zyrtarët e QRTK Prizren, kanë identifikuar ndërtesën prej guri të familjes Cikaj në fshatin Gjonaj të Hasit.

Procesi i inventarizimit dhe dokumentimit të trashëgimisë kulturore është veprimtari hulumtuese që përfshinë identifikimin, regjistrimin paraprak dhe dokumentimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, i cili zhvillohet në mënyrë sistematike, që të krijohet një pasqyrë më e qartë e gjendjes së trashëgimisë kulturore, që kryhet nëpërmjet vizitave në terren.
Drejtori i QRTK në Prizren, Samir Hoxha, falënderon aktivisitin e kwtij fshati, Haziz Hodaj, i cili informoi institucionet e trashëgimisë kulturore për këtë ndërtesë karakteristike në rajonin e Hasit.

“Gjithashtu mirënjohje e veçantë edhe për pronarin e ndërtesës Hasan Cikaj i cili i ofroi mbështetje të pa rezervë stafit të QRTK-Prizren në dokumentimin e ndërtesës në fjalë”.

Më Shumë

Junior 06 fiton finalen e parë ndaj Trepçës në U14

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 64:45, në ndeshjen e parë finale...

27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra në Bukosh të Suharekës. Me rastin e këtij përvjetori, mbahen homazhe në nderim të 25 martirëve të rënë...

Lajmet e Fundit