Dy ndeshje interesante sot në basketboll, vëmendja në Suharekë

Xhiroja e 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll do të vazhdojë edhe sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Përballje shumë interesante do të jetë ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Trepçës.

Therandasit kanë 19 fitore e shtatë humbje, ndërsa mitrovicasit kanë 15 fitore e 11 humbje.

 

 

Kjo është edhe një sfidë ndërmjet kampionit dhe nënkampionit aktual të Kosovës.

Ndeshja e fundit zhvillohet ndërmjet dy skuadrave me traditë, Pejës dhe Bashkimit.

Pejanët kanë 19 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit kanë siguruar pozitën e pestë me 11 fitore e 14 humbje.

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit