14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Ish-gjenerali shqiptar: Nëse Specialja vlerëson se UÇK-ja ka qenë ndërmarrje kriminale, shqiptarët duhet t’i kërkojnë falje Millosheviqit

Ish-gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, ka ironizuar duke thënë se nëse Gjykata Speciale në fund vlerëson se UÇK-ja ka qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë sipas tij, shqiptarët duhet t’i kërkojnë falje kriminelit serb, Sllobodan Millosheviq.

“Nëse Gjykata Speciale do ta vlerësojë që UÇK-ja paska qenë ndërmarrje e përbashkët kriminale, atëherë del një problem shumë i thjeshtë, të gjithë shqiptarët duhet të bien në gjunjë dhe t’i kërkojnë falje Millosheviqit që e kanë shqetësuar dhe kanë luftuar. Unë jam kryelartë për ata burra që janë në Hagë. Unë këta i kam njohur në frontin e luftës, duke e kryer detyrën e tyre ndaj atdheut.” – deklaroi Lama në Tëvë1.

Ai ka folur për punën e Prokurorëve dhe për dorëheqjen e kryeprokurorit, Jack Smith.

“Me sa kam kuptuar unë, këta prokurorët janë ngatërruar me vetveten. Meqë vinë nga shtete të ndryshme, kanë parë organizime të krimit, mafies dhe duan ta etiketojnë sipas shembullit të vendit të tyre. Nuk është se gjetën tek ne diçka të re, e sjellin përvojën nga vendi i tyre dhe përpiqen ta montojnë tek ne. Absolutisht është arratisur nga detyra, u arratis nga ajo që montoi për të mos qenë pjesë e dështimit.” – ka thënë ai.

Më Shumë

Ligjëratë informuese për tuberkulozin me nxënës në Rahovec

Në kuadër të Dita Botërore e Tuberkulozës, në Rahovec është mbajtur një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të IAAP...

Goditet nga vetura, vdes një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një 81-vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga vetura gjatë tentimit për të kaluar rrugën në magjistralen Prizren–Gjakovë përkatësisht në fshatin Piranë në...

Lajmet e Fundit