`Ligji për Paga`, Tahiri: Janë shkelur të drejtat e njeriut

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ka bërë mirë që Avokati i Popullit ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese `Ligjin për Paga` pas ankesave të shumta kundër ligjit.

 

“Sot Avokati i Popullit i është drejtuar me kërkesë Ex – Officio për vlerësimin e përputhshmërisë me Kushtetutën të Ligjit të Pagave 08/L – 186, dhe bëri mirë. Janë 104  ankesa dhe shkresa kundër ligjit. Janë dëshmi e gjallë e mungesës së përfshirjes, konsultimit dhe transparencës nga ana e qeverisë. Janë 22 faqe nga elaborimi nga institucioni i Avokatit të Popullit. Mjaftojnë”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Tutje ai ka thënë se do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, Gjyqësori, si dhe vet Administrata Publike.

“Do të vërtetohet se përmes këtij ligji u synua rrënimi i pavarësisë së institucioneve themeltare si Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit, gjyqësori, si dhe vet Administrata Publike. Do të konstatohet se janë shkelë parimet bazë të të drejtave kushtetuese, të drejtave të njeriut, ku pagat mund të ulën vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. As 220 faqe nuk do të mjaftonin se sa thellë shkelin në rend, siguri e Kushtetutë.Pra do të konstatohet kontrabanda, politizimi dhe mësymja për dominim. Shkurt edhe një hap i shëmtuar dhe përjashtues”, ka shkruar, mes tjerash, Besnik Tahiri në Facebook.

“Stop, në demokraci nuk kalon”, përfundoi ai.

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Lajmet e Fundit