Tezja shkon të marrë mbesën në shkollë por e bën mësuesen për spital

Raportohet se një mësuese është dhunuar në ambjentet e shkollës 9 vjeçare “Nimete Progonati” në qytetin e Memaliajt në Shqipëri.

43 vjeçarja M.H. është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambjentet e shkollës. Shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses 9 vjeçare në klasën e 3-të prej mësueses M.H.

Tezja e fëmijës kishte shkuar të merrte fëmijën nga shkolla ndërkohë që u ndesh me të qarat dëshpëruese të mbesës së saj e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjatë procesit të sotëm mësimor.

Kaq është dashur që S.K. tezja e fëmijës, të shkonte tek mësuesja dhe aty të ndizej debati që degjeneroi me përdorimin e dhunës ndaj mësueses në krye të detyrës.

U desh ndërhyrja e stafit të mësuesve që ngjarja të pushonte me kaq. Mësuesja ka shkuar në polici ku ka denoncuar agresoren S. K. për dhunë për shkak të detyrës.

Më Shumë

Në Malishevë fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit