6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Vashat e Bashkimit shpallen kampione të Kosovës

Bashkimi është kampion i Kosovës.

 

Prizrenaset kanë shënuar fitoren në ndeshjen me Prishtinën me rezultat 78:64 (22:16,19:8, 24:16, 13:14), ku kjo fitore e shpall njëherësh Bashkimin kampion në Superligen e Femrave për edicionin 2022/2023.

Medaljet e argjendta te vajzat e Prishtinës i ndau Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova dhe Komesari i Garave në FBK Faton Kurshumlija kurse medaljet e arit i ndau Anëtari i Bordit të FBK-së Rrahman Përteshi dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, shkruan FBK, transmeton Klankosova.tv.

Trofeun e MVP-së te lojtarja më e mirë Khadija Brown Haywood, e ndau Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, kurse Kupën te kapitenia Aulona Muhadri e dorëzoi Kryetari Fetahu.

Këtë vit KBF Bashkimi ka fituar gjithashtu edhe Kupën në Final 8 në Rahovec, ku pati triumfuar ndaj Prishtinës.

 

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Media sllovake për ndeshjen pas humbjes: “U shembëm si një shtëpi prej letrash”

Fitorja e madhe e Kosovës ndaj Sllovakisë në Bratisllavë ka marrë jehonë të gjerë edhe në mediat sllovake, të cilat e kanë pranuar me...

Lajmet e Fundit