18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Çka tha Valon Syla para se të sulmohej fizikisht?

Të martën mbrëma është sulmuar fizikisht gazetari dhe analisti i politikës, Valon Syla. Ai mori trajtim mjekësor dhe se sulmi ndaj tij u dënua fuqishëm nga gazetarët, politikanët e anëtarë të tjerë të shoqërisë civile. Por, çfarë tha Syla para se të sulmohej?

Analisiti Valon Syla gjatë ditës së djeshme kishte bërë disa reagime lidhur me dhurmin e një veture “Mercedes” dhuratë për një hoxhë në Prizren, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Bashkësisë Islame, Naim Tërnava.

Syla kishte kritikuar ashpër këtë gjest të hoxhollarëve, duke i quajtur “mulla mercedesa”.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sot e shoh Kryemyftiun Naim Tërrnava që endet mbetet një marakli i kerreve… blen vetura për vajzën e tij superluksoze, për djemt e tij, madje ju hapë firma me shit kerre, dhe tash së fundmi shpalos ‘Mulla Mercedesa’ në muajt e shejtë të Ramazanit, që në vend të reflektohet me modesti, ata sillen si reperat Jay-Z, e protagonistat me terapi si ‘Vali Corleone’…” – ka shkruar Syla ndër të tjera.

Po ashtu Syla kërkoi që Naim Tërnava të tregojë të hyrat financiare të Bashkësisë Islame.

Më tej, Syla publiko dy video në të cilat gjithashtu kritikoi hoxhën dhe tregoi një shaka.

Një përshëndetje për Mulla Mercedesin Mazllumin nga unë. A je benz a je dizell?” – ka shkruar Syla.

Bashkësia Islame, siç po duket me aktivitetet për Ramazan, veç dollarin Zot e kanë. Të Allahut jeni, dhe të mercedesi do të ktheheni… Urime. Kaq për sonte. Na ndiqni në Pressing.” – ishte shkrimi i fundit i tij.

Pas përfundimit të emisionit Pressing ku ai merr pjesë si analist, Syla u sulmua në një lokal në Prishtinë nga tre persona.

Po ishin tre persona që më sulmuan. Rasti tashmë është në polici dhe po presim që të zbardhen detajet e tjera. Me shëndet jam mirë, nuk kam marrë lëndime të rënda.” – ka thënë Syla.

Dënohet sulmi

Menjëherë pas publikimit të lajmeve, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.

Nga AGK-ja kanë thënë se ky sulm është i papranueshëm dhe përpjekje serioze për të penguar lirinë e shprehjes dhe medies në Kosovë.

Edhe juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë së sulmi ndaj Sylës është i frikshëm dhe tronditës.

 

Gjithashtu edhe nga partitë politike e dënuan këtë sulm teksa deri më tani sulmi është dënuar edhe nga kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se sulmi ndaj Sylës është shkelje e rëndë e lirës së shtypit dhe e të drejtave të njeriut.

Dënoj fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Valon Syla dhe bëj thirrje që sulmuesit të arrestohen dhe të dalin sa më parë para drejtësisë. Çdo sulm ndaj gazetarëve, fjalës dhe medias së lirë – është sulm ndaj vet shtetit të Kosovës.” – ka shkruar Krasniqi.

Edhe deputetë e politikanë të tjerë kanë dënuar sulmin ndaj Sylës.

Kujtojmë se Syla ishte cak i një rrahje edhe para një viti për shkak të disa kritikave për Diasporën./Nacionale.com

Më Shumë

ZKA: Komuna e Rahovecit nuk përfundoi punët sipas afateve kohore në nëntë kontrata

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se Komuna e Rahovecit nuk i ka përfunduar sipas afateve kohore punët në nëntë kontrata publike. Në projektin “Trajtimi...

Letër dashurie: Nuk di se si ta përshkruaj atë çka përjetoj… vazhdimisht të pres…

Shkrimtari amerikan Henri Miller dhe shkrimtarja franceze, Anais Nin, edhe pse të dy të martuar, asgjë nuk i ndali të përjetonin një romancë e cila i...

Lajmet e Fundit