16.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Biden nënshkruan përfundimin e emergjencës kombëtare të Covid-19

Presidenti i Amerikës Joe Biden, ka nënshkruar legjislacionin për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare për Covid-19, ka deklaruar Shtëpia e Bardhë.

Emergjenca kombëtare ka përfunduar një muaj më herët se sa administrata e Biden ka planifikuar. Votimi për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare përpara majit ka bërë që administrata të mbyllë disa nga programet e saj të urgjencës më shpejt gjatë muajve të fundit.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë minimizoi ndikimin e projektligjit, duke thënë se përfundimi i urgjencës nuk ndikon në aftësinë për të mbyllur programet e saj në një mënyrë të rregullt.

“Që kur Kongresi votoi për përfundimin e Urgjencës Kombëtare më herët se sa ishte parashikuar, administrata ka punuar për të përshpejtuar mbylljen e saj dhe për njoftuar sa më shumë individët e mundshëm të ndikuar”, tha zyrtari, shkruan The Washington Post.

Projektligji për t’i dhënë fund emergjencës kombëtare e miratoi Senati muajin e kaluar dhe kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve në fillim të këtij viti

Më shumë se 1.13 milionë njerëz në SHBA kanë vdekur nga COVID-19 gjatë tre viteve të fundit, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke përfshirë 1,773 njerëz në javën e kaluar.

Më Shumë

Bashkimi në finale

Bashkimi mposht Borën me rezultat 100–76 në ndeshjen vendimtare dhe me rezultat të përgjithshëm 3–2 në seri, siguron finalen e Playoff-it. Pjesa e parë ishte...

Kerasan shpallet kampion i Kosovës në Ligën U18 për meshkuj

Skuadra e Kerasanit po vazhdon të dominojë në kategoritë e reja të basketbollit kosovar, duke u shpallur kampione e Kosovës në Ligën U18 për...

Lajmet e Fundit