4 C
Prizren
E premte, 9 Janar, 2026

Krasniqi kërkon nga deputetët të mos mungojnë nëpër seanca

Jakupkrasniqi10-6Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u bën thirrje grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës që një herë e përgjithmonë të heqin dorë nga bojkotimi i seancave, të paktën këtë vit.

Ndonëse pati akuzuar deputetët se në Kuvend erdhën falë vjedhjes industriale të votave, ai tashti thekson se deputetët duhet të jenë në Kuvend kur e kërkon puna, sepse kanë marrë votat e popullit.

Por, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, nuk pret që këtë vit të ketë ndryshime, apo ndërgjegjësim të deputetëve. Për të është piktoreske të mendohet se ata që bojkotuan vazhdimisht seancat do të jenë më të ndërgjegjshëm këtë vit.

Ndërkohë, Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se kjo legjislaturë do të mbahet mend si një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur ndonjëherë Kosova, si nga aspekti i cilësisë së debatit të ofruar, ashtu edhe për nga mënyra e funksionimit të tij.

Valmir Ismaili, nga KDI-ja, i ka thënë KTV-së se nuk shpreson që Legjislativi do të përmirësohet këtë vit. Përplasjet pozitë-opozitë rreth mënyrës së privatizimit të PTK-së dhe tentativës së Qeverisë për të legalizuar këtë privatizim, lanë Kuvendin për kohë të gjatë jashtë funksionit.

Por, jo vetëm PTK-ja. Edhe zgjedhjet lokale dhe angazhimi i deputetëve më shumë në fushatë sesa në Kuvend e kanë paralizuar gati dy muaj punën e organit më të lartë në vend.

Më Shumë

Përfundon numërimi i të gjitha votave, ky është rezultati përfundimtar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Kjo pasi në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) ka përfunduar edhe...

Telefoni i fshehur në rroba/ Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. “Gjatë kontrollit të rrobave të...

Lajmet e Fundit