“Me burra të tillë”: Myftiu Tërnava e falënderoi për punën hoxhë Mazllamin, në iftarin ku iu dhurua Mercedesi

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ende nuk ka folur rreth deklaratave të Mazllam Mazllamit, hoxhë me profesion, i cili deklaroi se flamuri kombëtar është një “leckë”, për të cilat deklarata ka kërkuar falje tashmë hoxhë Mazllami.

Në lidhje me Mazllamin, myftiu ka folur para disa dite, në një iftar, ku u pensionua hoxha nga Prizreni, të cilit iu dhurua edhe një Mercedes. Në videon e publikuar nga llogaria e vetë Mazllamit, myftiu Tërnava ka pasur fjalë të mira për hoxhën nga Prizreni. Madje, ai bëri edhe shaka pak me Mazllamin.

“Unë me hoxhën Mazllam, po them, që 40 e sa vjet bashkarisht, edhe me shumë kolegë të tjerë këtu, ama mos mendoni, sa telashet m’i ka sjell ky mue, Allahu na rujtë, por është dashtë me i kapërcye” – deklarohet myftiu Tërnava.

Tutje, Tërnava e falënderon për punën e bërë.

“Unë e falënderoj për punën që ka bërë, e falënderoj shumë dhe i uroj një pensionim të mirë. Neve aq shumë po na gjujnë, sa po na thonë që hoxhollarët, edhe me plisa të bardhë, nuk po na lajnë me hy në xhami. Merreni me mend, merrreni me mend, ku kemi mbërri he pusi e marrtë. Po ka njerëz të tillë të prishtë, ka pasur gjithherë, njerëz të paskrupulltë, të cilët mundohen që këtë kthjelltësi të pastër të Islamit, ta turbullojnë, mirëpo me hoxhollarë të tillë dhe burra të tillë, nuk do t’ia dalin dot, asnjëherë deri në kijamet” – deklaroi ai.

Në bazë të pamjeve dhe fjalimit të Tërnavës, duket se mbledhia në të cilin flet myftiu i BIK-ut, është pikërisht iftari ku iu dhurua vetura e tipit Mercedes hoxhës Mazllam.

Më Shumë

Sekuestrohen rreth 8 kg ari dhe argjend në Prizren, në vlerë mbi 460 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prizren, në koordinim me Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, si dhe në bashkëpunim me Doganën...

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Lajmet e Fundit