Richard Gere rrëfen jetën e vështirë para se të bëhej aktor: Haja vetëm një vezë

Aktori i njohur me famë botërore, Richard Gere nuk ka pasur një jetë të mirë para se të bëhej i famshëm. Ai ka kujtuar se para se të kishte këtë karrierë të madhe, konsumonte vetëm një vezë në vakt.

“Vakti im ishte vetëm një vezë. Ngrënia në restorante ishte e pamundur për mua. Këto ishin kohë të vështira dhe të dëshpëruara”, tha ai për vitet e para të karrierës së tij, kur po përpiqej të arrinte një vend të rëndësishëm si aktor.

Ylli 73-vjeçar tha më tej:

“Unë isha i uritur gjatë viteve ’70 si aktor në fillimet e karrierës sime, vetëm duke u përpjekur të arrija diçka. Unë pata fatin të punoja, por atëherë nuk kishte shumë aktorë që bënin para. Unë isha duke bërë Broadway për herë të parë”./A2CNN

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Lajmet e Fundit