10.7 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Ballkani e fiton derbin ndaj Dritës, Prishtina barazon me Gjilanin

Ballkani ka shënuar fitore të madhe ndaj Dritës në udhëtim në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Suharekasit triumfuan 1:2 ndaj “Intelektualëve”, për të mbetur fuqishëm në garë për titull kampion, shkruan Gazeta Express.

Ishte Meriton Korenica që kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 11-të të ndeshjes.

Por, rezultati u barazua në 1:1 nga Muharrem Jashari në minutën e 43-të.

Ballkani gjeti forcë dhe arriti të rikthente epërsinë nëpërmjet Lumbardh Dellovës në minutën e 85-të, që në fund doli të ishte edhe goli i fitores.

Me këtë triumf, Ballkani shkon në kuotën e 66 pikëve në vendin e dytë, aq sa ka edhe Drita në pozitën e parë.

Pa fitues dhe pa gola u mbyll derbi tjetër mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Kryeqytetasve u duhej fitorja për të luftuar për pozitën e tretë, por që nuk arritën të triumfonin.

Gjilani mbetet i treti, pozitë që dërgon në garat evropiane me 51 pikë, shtatë më shumë se Prishtina e Dukagjini që gjenden në pozitat katër dhe pesë.

Me rezultat të njëjtë u mbyll edhe dueli tjetër mes Llapit dhe Ferizajt.

Ky barazim ia humb shpresat Llapit për pozitën e tretë, pasi tani gjendet i gjashti me 42 pikë, nëntë më pak se Gjilani.

Në anën tjetër, Ferizaj mbetet në pozitën e parafundit me 35 pikë dhe do të luftojë deri në fund për të mos rënë nga elita e futbollit kosovar. /Gazeta Express/

Më Shumë

Arrestohet një person në Prizren për kanosje ndaj policit

Një person është arrestuar pas një incidenti në "Kthesën e Buqes" në Prizren, ku dyshohet se ka kanosur një zyrtar policor gjatë shqiptuarjes së...

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Në fshatin Shpenadi të Prizrenit është përuruar sot sheshi i ri, i cili tashmë mban bustin e heroit kombëtar Lekë Dukagjini, figurë e shquar...

Lajmet e Fundit