15.3 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Ky dyshohet të jetë motivi i rrahjes në Prizren

Dy grupe prej rreth 15 personave janë përfshirë në një rrahje në Prizren, ku dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri. Nga kjo rrahje kanë mbetur të lënduar katër persona, njëri prej tyre është i plagosur me armë zjarri i cili është dëguar për trajtim në QKUK. Ndërsa, nëntë persona janë arrestuar.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Siç deklaron Gashi, shkaqet që kanë çuar deri në rrahje janë “për shkak se njëri nga të dyshuarit është i përfshirë në një rast vjedhje dhe aty ka nisur përleshja dhe ka përfunduar me lëndime të rënda”.

“Më urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar nëntë persona për 48 orë, ndërsa në Spitalin Rajonal të Prizrenit janë duke u trajtuar 3 persona kurse një person është duke u trajtuar në QKUK, pasi ka pësuar lëndime të rënda për shkak se është i plagosur me armë zjarri”, tha ai.

Më Shumë

Kosova vishet me adidas

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të reja të adidas për ciklin e ri të garave evropiane, në kuadër të Skemës së...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit