10.9 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Arrestohet një 28 vjeçar në Prizren, i sekuestrohen dy pushkë automatike AK-47

Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar V.S (28-vjeçar), pasi gjatë kontrollit nga njësitet policore, iu gjetën 20 fishekë, ndërsa në shtëpi edhe dy pushkë automatike AK-47 dhe dy karikatorë.

Në njoftimin e Policisë thuhet se rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku nga ana e zyrtarëve policorë patrullues është ndalur për kontroll në komunikacion automjeti “VW Golf-4”, me targa regjistrimi të shtetit Bullgar.

“Nen ulësen e ngasësit te këtij automjeti – te dyshuarit V.S.( 28 vjeçar) janë hasur njëzet cope fishekë te kalibrit 7.62mm te cilat me pas janë sekuestruar nga ana e krim teknikut ne cilësinë e dëshmisë materiale . Rastit, ne vendngjarje i përgjigjen edhe hetuesit policor nga te cilet ndermirën masat e duhura”, thuhet në njoftim.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Sipas Policisë, i dyshuari pas arrestimit u shoqërua në Polici për intervistim dhe i njëjti gjatë deklarimit të tij, ka pranuar se posedon dy armë të zjarrit, të cilat i mban në shtëpi pa leje adekuate nga organet kompetente.

Më tej, thuhet se nga ana e hetuesve policorë, të dyshuarit në shtëpinë e tij, i janë gjetur dhe më pas i janë sekuestruar dy pushkë automatike të modelit AK-47 dhe dy karikatorë.

“Për rastin në fjalë është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të të cilit armët e gjetura sekuestrohen, iniciohet rasti i klasifikuar si vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”. Me aktvendim me shkrim te Prokurorit, te dyshuarit V.S. i shqiptohet masa e ndalimit për 48 ore dhe kundër te njëjtit ngritët KALLEZIM PENAL”, njofton policia.

Më Shumë

Policia shqipton 2289 gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara për shkelje të rregullave të komunikacionit ka shqiptuar 2.289 gjoba në...

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Lajmet e Fundit