15.5 C
Prizren
E martë, 16 Shtator, 2025

Arteta mohon zërat për largimin e Xhakës

Ndonëse ishte çështje e kryer që Granit Xhaka e luajti ndeshjen e fundit dje me fanellën e Arsenal-it, këtë gjë nuk e ka konfirmuar trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta.

Në ndeshjen e fundit të sezonit që Arsenal-i e zhvilloi dje ndaj Wolves, Xhaka shkëlqeu duke shënuar dy golat e parë në një interval kohor prej tre minutash (11 dhe 14), derisa londinezët fituan me rezultat 5:0.

Pas ndeshjes, gazetarët e pyetën Arteta-n për largimin e kosovarit, por tekniku spanjoll la të kuptohet se asgjë nuk është vendosur ende.

“Pse, e dini sigurt që kjo do të ndodhë. Asgjë nuk është e sigurt”, tha Arteta kur u pyet për largimin e Granitit nga Londra.

Xhaka u shpall lojtari i ndeshjes në këtë takim, derisa pas përfundmit tifozët brohoritën “Xhaka qëndro”.

Flitet shumë se mesfushori kosovar tashmë veç se ka arritur marrëveshje për një transferim në Bayer Leverkusen, me “Aspiriniat” që do të paguajnë rreth 13 milionë euro për transferimin e Xhakës.

Kujtojmë që Xhaka është pjesë e Arsenal-it që nga vera e vitit 2016, kur u transferuar nga Borussia Monchengladbach për shumën e 45 milionë eurove.

Ai në total ka luajtur në 297 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Arsenal-it, prej të cilave ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar 29 asistime.

Mesfushori 30-vjeçar për 7 vite ishte pjesë e Arsenalit fitoi dy herë FA Cup dhe dy herë Super Kupën Community Shield. Albanian Post

Më Shumë

Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin...

Fillon riasfaltimi i rrugës “Bekim Isma” në Rahovec

Në Rahovec ka nisur riasfaltimi i rrugës “Bekim Isma”, e cila ka një gjatësi prej rreth një kilometri. Komuna ka bërë të ditur se rruga...

Lajmet e Fundit