2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Haradinaj u propozon deputetëve: Të shkojmë në mocion për të shkarkuar Qeverinë Kurti

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti është sinonim i “poshtërimit deri në pabesi”.

Haradinaj tha se si rezultat i mosbesimit të Kurtit po ndodhin ndëshkimet nga aleatët.

“Ky mosbesim i tij deri në pabesi sot po ndodh si kryeministër dhe rezultat i këtij mosbesimi të mbjellur  nga ky, e deri në pabesi po ndodhin ndëshkimet nga aleatët, për shkak të pabesive të kryeministrit të një vendi që është ndihmu me u shliru dhe janë garant i sigurisë sonë, mosbesim deri në pabesi” – deklaroi Haradinaj.

“Kryeministri Kurti sot është sinonim i poshtërimit deri në pabesi, ka poshtëru aparatin shtetëror, popullin e vetë, po vazhdon me i poshtëru të gjithë me i shtypë deri në poshtërim. Kurti po vazhdon me provu me i mashtru edhe aleatët e sigurisë, po vazhdon me provu me i mashtru edhe garantët tonë të sigurisë dhe mashtrimet e tij shkojnë në tradhti. Janë tradhti e llojit të vetë”- shtoi ai.

Kreu i AAK-së ka propozuar para deputetëve që të shkojnë në një mocion për të shkarkuar Qeverinë Kurti.

“Ju propozoj deputet të respektuar, pa ju nda në parti, të shkojmë në mocion dhe ta ndërprejmë mosbesimin deri në pabesi, poshtërimin deri në armiqësi dhe mashtrimin deri në tradhti. Pra ta shkarkojmë Qeverinë Kurti”- u shpreh Haradinaj.

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë për situatën në veri të vendit dhe raportet e Kosovës me SHBA-në.

Nga e hëna serbët në veri janë duke protestuar për të kundërshtuar idenë që kryetarët e rinjë të ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale.

SHBA-të dhe BE vazhdimisht kanë kërkuar shtendosje të situatës në veri të Kosovës. Madje SHBA ka përjashtuar ushtrinë e Kosovës nga ushtrimi Defender 23 si pasojë për ‘mosdëgjimin’ që e ka bërë Qeveria e Kosovës.

SHBA po kërkojnë nga qeveria që kryetarët e ti të mos ushtrojnë detyrat e tyre nga objektet komunale dhe policia e Kosovës të largohet nga ato ndërtesa.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti kryetarët duhet të ushtrojnë detyrat nga zyrat e tyre, sepse sipas tij ‘Kosovës nuk i duhet sistem paralel’.

Dje, Presidentja Osmani ka takuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz si dhe ka mbajtur një takim ‘joformal’ me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Nga këto takime është propozuar ideja që në katër komunat veriore, Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok e Mitrovicë të Veriut të përsëriten zgjedhjet edhe njëherë.

Më Shumë

Armend Thaqi zgjedhet “Ylli i Javës” në Superligë

Futbollisti Armend Thaqi, është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 17-të të Superligës së Kosovës nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori...

Dy raste të sfidës ‘Superman’ në shkollat e Prizrenit, Policia dhe Komuna marrin masa

Zyrtarë të qeverisë komunale në Prizren dhe ata të Policisë së Kosovës kanë njoftuar se kanë ndërmarrë veprime për parandalimin e vetëlëndimeve të nxënësve...

Lajmet e Fundit