2.3 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

“Kulaçi” i Mujës, ndahet në Prishtinë

Ramadan Muja 2Kryetari i Prizrenit Ramadan Muja ende nuk ka arritur të formojë qeverinë e re, që ka dal nga zgjedhjet e 3 nëntorit të vitit të kaluar. Ai në fundvit ka premtuar se pas Vitit të Ri do t’i bëjë të njohur emrat e rinj,por një gjë e tillë deri më tash ende nuk ka ndodhur.

PDK-ja dhe tetë partitë e tjera në koalicion nuk po mund të ndajnë “kulaçin” e Ekzekutivit të Prizrenit.

Burimet e “PrizrenPress”-it, bëjnë të ditur se çështja e ndarjes së Ekzekutivit të “Qeverisë Muja III”, ka mbetur të ndahet nga partitë në koalicion në Prishtinë.
“Koalicionet janë krijuar në Prishtinë,kurse në Prizren vetëm janë nënshkruar. Çdo gjë do të ndahet në Prishtinë”,tregon burimi i “PrizrenPress-it”.

PDK-ja në Prizren në zgjedhjet e fundit lokale ka arritur t’i fitojë zgjedhjet bashkë me partnerët e koalicionit. Zyrtarët e këtij subjekti politik në Prizren nuk janë në dijeni se sa drejtori do t’i kenë në “Qeverinë Muja III”.

Sipas të njëjtit burim, Kryesia e PDK-së në Prizren, deri më tash vetëm një herë është mbledhur për të diskutuar rreth ndarjes së Ekzekutivit me partitë e tjera që kanë hyrë në koalicion në zgjedhjet e fundit lokale.

“Kryesia e PDK-së ka formuar një komision i cili do të jetë pjesëmarrës gjatë negociatave që do të zhvillohet me partnerët për ndarjen e Ekzekutivit”.

Ndërkaq,AAK-ja është në pritje të jetësimit të marrëveshjes me PDK-në. Ky subjekt politik bashkë me LDD-në do të marrin postin e nënkryetarit dhe katër drejtori./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shitja e biletave për finalen Bashkimi – Trepça nis sot

Rahoveci do të presë të mërkurën, më 18 shkurt, finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Bashkimit dhe Trepçës, raporton PrizrenPress. Organizatori,...

Bashkimi godet para finales së Kupës? Jalen Riley pritet të zyrtarizohet shpejtë

Bashkimi nuk po ndalet së përforcuari skuadrën. Siç ka mësuar AsistiOnline.com nga burime të afërta me klubin prizrenas, drejtuesit e skuadrës kanë arritur marrëveshje...

Lajmet e Fundit